Dy turistë të huaj janë bllokuar në Malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Fatmirësisht, ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Niko Peleshi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar ai.