Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se është mbajtur sot mbledhja e gjyqtarëve për të zgjedhur kryetarin e ri të GJK. Sipas njoftimit, kanë qenë 3 gjyqtare ato të cilat kanë shprehur kandidaturën e tyre për këtë pozicion: Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.
Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese ka lajmëruar edhe datën se kur do të zhvillohet mbledhja e ardhshme në të cilën do të dëgjohen të treja kandidatet që do të prezantojnë platformat dhe vizionet e tyre. Mbledhja do të mbahet në 15 Shkurt 2023 në orën 10 të paradites.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot, më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:
1. Fiona Papajorgji
2. Marjana Semini
3. Holta Zaçaj
Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.