Roja bregdetar në Durrës, i cili u fut në det për të shpëtuar dy të miturit bashkë me 19 vjeçarin, Anri Kashiku, i cili u mbyt dje ka folur për mediat.
Igli Shahinaj rrëfen se, arritën të nxirrnin dy të vegjlit, por 18-vjeçari në atë moment u zhduk pasi e tërhoqën dallgët.
“Ishim sinjalizuar që asnjë person s’do të futej në det për shkak se ishte i trazuar. Pamë dy të vegjël që po futeshin dhe u nisëm për t'u dhënë ndihmë. Me mua vjen edhe vëllai i tij për të ndihmuar. I nxjerrim të vegjlit. Kthehem për të parë edhe për vëllain, por nuk shikohej trupi i tij”, ka treguar ai ABC.
18-vjeçari u mbyt në bregdetin e Bisht Pallës në Durrës. Trupi i pajetë i Anri Kashikut përcillet sot për në banesën e fundit në fshatin Shënvlash të Durrësit.