Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku 3 persona anëtarë të një familje mësohet se janë bllokuar në një pus pasi ishin duke punuar për pastrimin e tij.
Sipas televizioneve informative ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushnik dhe bëhet fjalë për Neim, Gentian dhe Kamber Hoxha.
Pasi u nxorrën të pajetë nga pusi Gentian dhe Kamber Hoxha për shkak të bllokimit, Neimi u nis drejt spitalit, por si duket nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se i pari që ka hyrë në pus ka qenë xhaxhai Kamberi, ndërsa më pas dy niprinjtë e tij. /Gazeta Liberale