Sipas të dhënave të publikuara nga rrjeti i supermarketeve Waitrose, këtë vit, shitjet e panettoneve në Mbretërinë e Bashkuar, janë rritur me 24 për qind.
Për më tepër, sipas gjigantit Selfridges, anglezët preferojnë ëmbëlsirën tipike italiane sesa ëmbëlsirën e tyre tradicionale të Krishtlindjes, pudingun.
Pas këtyre të dhënave redaktori i gastronomisë në "Times", Tony Turnbull, shkroi një artikull në të cilin shkruan: "Është shumë e ëmbël, shumë shpesh e rëndë dhe tepër e gatuar, është mirë vetëm kur, afër datës së skadencës në prill, bëni një puding gjigant dhe shtoni gjalpë”.
"Mjaft me panettone, dyshoj dhe shpresoj se shifrat e shitjeve nuk e tregojnë të gjithë historinë. Si fillim, shumë njerëz ende bëjnë puding të Krishtlindjeve, ndërsa askush nuk e bën panettonin e vet në shtëpi, Adhuruesit e pudingut nuk janë të llogaritur në statistika.Për më tepër të gjithë e dimë se sharmi i panettoneve me paketimin e bukur, nuk është njëjtë si në ngrënien e tij, por në dhënien si dhuratë”, ka shkruar Turnbull.