Aktualitet

Thellohet skandali i përdhunimit të 12-vjeçares: Nëna e merrte me vete në takime me burra të panjohur

Shkruar nga Liberale
Thellohet skandali i përdhunimit të 12-vjeçares: Nëna e

Zhvillimet në rastin e përdhunimit të vajzës 12-vjeçare nga Colonos janë të stuhishme, teksa dalin në dritë prova të reja për marrëdhënien që kishte nëna e saj me Ilias Mihos, i akuzuar se përdhunoi dhe prostituoi të miturën.

Dëshmia shtesë e 12-vjeçares si dhe mesazhet e shkëmbyera mes nënës dhe bashkëshortes së 53-vjeçarit para arrestimeve lënë të hapur mundësinë që 37-vjeçarja e dorëzoi fëmijën para Mihos.

Dëshmitë e lagjes thonë se nëna, rreth një vit më parë, po takohej me burra të panjohur në zonë, duke marrë me vete edhe 12-vjeçaren.

Pyetje ngre edhe fakti që 37-vjeçarja, ndonëse dinte për mesazhet që i bija ka shkëmbyer me Mihos, nuk ka shkuar në Polici për të denoncuar 53-vjeçarin.

Në thelb ajo u detyrua ta bënte këtë kur halla e vogëlushes, e cila zbuloi dialogët me 53-vjeçaren, e kërcënoi se do të shkonte në Polici.

Mesazhet që dyshohet se 37-vjeçarja ka shkëmbyer me bashkëshorten e Mihos nga data 3 deri më 8 shtator, zbulojnë atë që e ëma dinte.

Në to, nëna e 12-vjeçarit i kërkonte para bashkëshortes së Mihos që ajo të mos procedonte me ankesë, ndërsa në një dialog shprehet në mënyrë karakteristike:

“Sot do të më duhen 100 euro. Siç mund ta shihni, unë nuk kam bërë ndonjë përparim në çështjen. E kam të ngrirë. Të paktën më ndihmoni kur të kërkoj dhe tani kam shumë kohë që të pyes”.

Qëndrimi i nënës dhe përfshirja e dyshuar në përdhunimin e 12-vjeçares, kanë vënë në “kornizën” e hetimeve vëllezërit e motrat e 12-vjeçares. Fëmijët u dërguan në Spitalin e Fëmijëve dhe u kontrolluan për të përcaktuar nëse edhe ata ishin dhunuar.

Në të njëjtën kohë, për 5 persona janë vetëm çështje orëve që të lëshohen urdhër-arrestet e reja. Këto shqetësojnë “klientët” e qarkut që kishin dhunuar 12-vjeçaren, ndërsa nuk përjashtohet që të ketë arrestim nga familjarët e 12-vjeçaresapo Mihos.

Një prej të arrestuarëve, 42-vjeçari, Giannis Sofianidis, ka folur për pëlqimin e 12-vjeçares gjatë kontakteve seksuale, ndërsa ka pohuar se e mitura “e ka provokuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale”.

Sipas informacioneve, pas arrestimit të nënës së 12-vjeçares, viktima ka ndryshuar qëndrim dhe nuk po bashkëpunon me policinë pasi mohon përfshirjen e nënës së saj./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH