Aktualitet

"Testime masive", Basha: Ajo që ndodhi në Shkodër, kambanë alarmi

Shkruar nga Liberale
"Testime masive", Basha: Ajo që ndodhi në Shkodër,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, me shifrat e raportuara zyrtarisht të të infektuarve, e domosdoshme është të bëhen sa më shumë testime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një intervistë me Abcnews, lideri i demokratëve tha se është e rëndësishme të testohen personat e dyshuar, stafi mjekësor, policët, njerëzit që janë në shërbim.

"Nga informacionet që na kanë ardhur, në zona të veçanta numri i testeve është kaq i pakët saqë, nëse çon 4 tamponë në një bashki, nuk po e përmend në cilën, çfarë do te bësh me 4 tamponë? Dhe shikoni se çfarë ndodhi. Në Shkodër u testuan 15 persona dhe dolën 12 të infektuar. Kjo duhet të ishte kambanë alarmi. Prandaj urgjentisht duhet ndryshuar menjëherë përqasja e deritanishme, e cila mund të na japë një iluzion që kemi një numër më të vogël të infektuarish, por është vetëm një iluzion. Dua të them dhe këtë: e gjithë kjo sakrificë do të shkojë kot dhe gjithë kjo mbyllje në shtëpi, karantinimi, izolimi, distancimi social do të shkojë kot, në qoftë se nuk bëjmë testime masive", tha Basha./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH