Globi

Tërmet i fuqishëm në Kinë, shemben qindra ndërtesa, dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Liberale
Tërmet i fuqishëm në Kinë, shemben qindra ndërtesa,

Kina Lindore është goditur nga një tëmet i fuqishëm në orët e para të së dielës. Tërmeti me magnitudë 5.5 shkaktoi shembjen e 126 shtëpive dhe plagosi 21 persona raportojnë meiat qeveritare në Kinë.

Epiqendra u identifikua 26 kilometra në jug të qytetit të Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas raporteve nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Autoritet kineze nuk raportojne për viktima të mundshme ndërsa nga videot në rrjetet sociale shihen me qindra banesa të rrënuara.

Lëkundjet janë ndjerqë edhe në kryeqytetin kinez Pekin, i cili është  mbi 300 km  larg nga epiqendra.Si pasojë e  tërmetit Hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave për të dielën.

Linjat e trenave po inspektohen për dëmtime të mundshme, tha shërbimi zyrtar China Neës ndërsa  shërbimi i gazit ishte mbyllur në disa zona për shkak të dëmtimit të tubacioneve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH