Aktualitet

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Rama: Palët të ulen në dialog

Shkruar nga Liberale
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Rama: Palët të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës.

Në një postim në facebook Rama u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut.

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH