Analizë

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’

Shkruar nga Liberale
Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’

Namir Lapardhaja

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ajo është e denstinuar të mos jetojë gjatë, pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur gjallë.

Afera McGonigal nxori në pah dy modele të shëmtuara: mënyrën se si Edi Rama ka përdorur gjithçka për të përçarë, akuzuar dhe ndotur opozitën, duke arritur të lobojë dhe të korruptojë zyrtarë të lartë të FBI-së, dhe modelin e një politike thashethemesh që ka ndërtuar Sali Berisha, i cili e rimori të gjithë baltën e akuzave të E. Ramës dhe T. Ballës dhe me to ndërtoi një makineri të strukturuar shpifjesh për dy vite me radhë.

Ajo që ka dëshmuar McGonigal duhet të jetë edhe ndëshkimi që duhet të ketë Rama, i cili, nga njëra anë, i ka kërkuar publikisht Bashës që të mos e akuzojë nëpërmjet të huajve qeverinë e vendit të vet, dhe, nga ana tjetër, ka paguar mijëra euro për të sajuar dosje dhe për të asgjësuar politikisht Lulzim Bashën.

Pas këtij veprimi, Edi Rama është thjesht një atentator politik, që duhet të ikë sa më parë, ndërsa Sali Berisha, që futi dorën në thesin e gënjeshtrave të tij, u certefikua sërish si i paskrupull në artikulimin e akuzave ndaj kundërshtarëve të vet.

Nga këto veprime u vërtetua se për një kohë të gjatë kundërshtari i vetëm i Edi Ramës ka qenë dhe mbetet Lulzim Basha.

Ai pagoi, shpifi dhe korruptoi vetëm për këtë gjë, ndërsa mbi këtë ‘premisë’ Berisha e çoi edhe më tej akuzën për lidhje me financimin rus, duke ngritur komisionin ‘Mandia’, madje duke hartuar edhe një raport për gjetjet e këtij komisioni.

Pas zbulimit të këtij rasti, pranimit të akuzave nga McGonigal dhe pas vërtetimit se Basha nuk ka qenë asnjëherë subjekt hetimi për çështjen e ‘lobimit rus’, mashtrimi i stisur i Ramës dhe balta e pakursyer e Berishës, patën të njëjtin fat.

Nëse kjo çështje kalon pa reagim, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, do të thotë se të gjithë janë dakort me politikën e shpifjes, të trillimit dhe të baltës, ndaj nesër askush nuk ka pse të ankohet nëse i sajohen shpifje dhe i përdoren pa kurrfarë principi moral.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH