Aktualitet

Sulmi i armatosur në Veri të Kosovës, Vuçiç deklaratë për mediat: Një nga ditët më të vështira për popullin tonë

Shkruar nga Liberale
Sulmi i armatosur në Veri të Kosovës, Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas ngjarjeve në Kosovë ka dalë me një deklaratë për mediat.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. U kërkoj falje qytetarëve që nuk mundëm t’i drejtoheshim më herët. Që nga viti ’99 nuk kemi kontroll mbi KiM. Na mori shumë kohë ta hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë”, tha ai në fillim të fjalës së tij.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po ashtu ka akuzuar Kosovën për mashtrim si dhe ka mohuar që Serbia është përgjegjëse për vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Vuçiç thotë se fajtori i vetëm i gjithë situatës në veri të Kosovës, është Albin Kurti. Ai shton se serbët u ngujuan në Manastir pasi ishin 2 djem të plagosur dhe kërkonin ndihmë.

“Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në 99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.Shikoni me ccfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Wager... kanë treguar një incizim nga Nagori Karabaut. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti. ”- thotë Vuçiç

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH