Aktualitet

Studentët refuzojnë pagën minimale! Kriza e Gjeologjisë dhe e minierave vazhdon, disa degë drejt mbylljes

Shkruar nga Liberale
Studentët refuzojnë pagën minimale! Kriza e Gjeologjisë dhe

Në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në raundin e parë janë regjistruar vetëm 54 studentë.

Në këtë fakultet ofrohen pesë programe studimi dhe të gjitha, me qëllim që të mos mbyllen, janë shpallur si degë prioriatare nga qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për një periudhë kur qeveria pretendon se tregu do të ketë shumë nevojë për një ekspertizë të tillë, pas zbulimit të madh të naftës në malin Shpirag.

Pavarësisht bursës që është sa paga minimale, interesi tek të rinjtë për tu regjistruar te këto degë nuk është rritur, madje ka ndodhur e kundërta.  Tek inxhinieria gjeologjike dhe burimet minerare janë regjistruar nga 4 studentë në secilën degë, ndërsa tek gjeo-mjedisi janë vetëm 7 studentë.

Dekani i këtij fakulteti Vasil Jorgji, i tha Tv Klan se shpresojnë që të rritet numri i regjistrimeve në raundin e dytë dhe atë të tretë, edhe pse aplikimet mbeten të pakta.

“Në tre degët që ofron fakulteti i Gjeologjisë që janë Inxhinieria Gjeologjike, Inxhinieria e Burimeve Minerare  dhe  Inxhinieri Gjeomjedisi, numri i aplikantëve është më i pakët se numri i kuotave të lira. Ajo që më bën përshtypje është që nuk po shoh efektin e VKM-së që i stimulon, i trajton me bonus studentët që ndjekin degët prioritare.”

Sipas dekanit Jorgji studentët që regjistrohen në këto programe studimi përfitojnë bursë mujore sa paga minimale. Ndaj ai i apelon aplikantët që të regjistrohen në këto programe studimi.

“Të gjithë ata që do të ndjekin këto degë të fakultetit të Gjeologjisë do të përfitojnë një pagë mujore prej 40 mijë lëkesh të reja pavarësisht mesatares që kërkohej në VKM  e  vitit te kaluar e cila u regullua dhe për mua nuk ka ofertë më të mirë se oferta që student të vijë këtu edhe të trajtohet, jo që nuk do paguajë tarifë shkollimi por edhe të trajtohet me bonus prej 40 mijë lekësh në muaj që do të thotë se ai mund të përballojë shpenzimet e jetesës në qytetin e Tiranës. Të gjithë studentët që kanë aplikuar janë automatikisht fitues dhe mund të regjistrohen që ditën e premte në datë  22 që është dita e parë e regjistrimeve.”

I vetmi program studimi që ka rritje të kërkesave është inxhinieria e naftës dhe e gazit.

“Efekti TAP dhe efekti Shpirag e ka bërë të vetën tek Inxhinieria e Naftës dhe e Gazit. Nga 29 vende bosh kanë aplikuar 87 studentë. Do të thotë që ky është program i studimit që është në vend të parë në fakultetin e Gjeologjisë.”

Në raundin e dytë kanë aplikuar  5900 maturantë, renditja e tyre sipas 10 degëve që kanë përzgjedhur do të bëhet më 21 Shtator në portalin u-albania. Ndërsa regjistrimi i fituesve në sekretaritë mësimore bëhet në datat 22 Shtator – 1 Tetor.

 

Regjistrimet e deritanishme në fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave

Inxhinieri Gjeologjike                         4 studentë

Inxhinieri e Burimeve Minerare       4 studentë

Inxhinieri e Naftës dhe Gazit           21 studentë

Inxhinieri e Gjeoinformatike           18 studentë

Inxhinieri Gjeomjedisi                        7 studentë

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH