Aktualitet

SPAK nuk harron as Ilir Beqjan, merr në pyetje 70 të moshuar për “check-up-in”

Shkruar nga Liberale
SPAK nuk harron as Ilir Beqjan, merr në pyetje 70 të moshuar për

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani, të cilët kanë marrë shërbimin check-up.

Ata janë thirrur për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check-up-it”. Mësohet se të moshuarit do të pyeten veçmas dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve të BKH se sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë bërë atë.

Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve shëndetësore e vendosen ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi rezultoi se kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kishin qenë përfituese të tyre.

Çështja u kallëzua nga Partia Demokratike në 2020, që pretendonte se ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH