Prokurori Kreshnik Ajazi është s'kualifikuar unanimisht nga gara për kreun e Prokurorisë Tiranë. Ai ka pengesë ligjore, sepse është drejtues me mandat 3-vjeçar në Prokurorinë e Elbasanit.
Rreth një vit më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Prej disa kohësh, ai është në mbrojtje të posaçme për shkak të hetimit të disa dosjeve të “nxehta” në qytetin problematik.
Kandidati i vetëm që mbetet për këtë pozicion është Arens Çela, të cilit duhet t’i kryhen verifikime nga komisioni. Ai drejton aktualisht Prokurorinë Tiranë, pas shkarkimit nga detyra të Elisabeta Imerajt.
Emri i Çelës u propozua nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës dhe u votua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të qenë drejtues i përkohshëm.
Arens Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish- ministrit Saimir Tahiri.