Aktualitet

S'ka apartamente me qira në Durrës, familjet do strehohen në Tiranë

Shkruar nga Liberale
S'ka apartamente me qira në Durrës, familjet do strehohen në

Jo të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit janë akomoduar në apartamente me qira. Kjo sepse ka pak apartamente për tu marrë me qira në qytet dhe kryeministri dha një propozim tjetër.

“Po punojmë për një zgjidhje jo aq optimale, jashtë Durrësit dhe shikojmë mundësinë e akomodimit në periferinë perëndimore të Tiranës. Nuk ka apartamente” tha Rama.

Sa i takon familjeve të prekura në Tiranë të gjitha janë drejt akomodimit në apartamente me qira.

“Nga 1120 familje të prekura në Tiranë mbi 900 janë të akomoduara, ndërsa pjesa tjetër janë në akomodim e sipër."

Ndërkohë Rama tha se është momenti për të nisur me riparime për banesa individuale ndërkohë "që bëjmë plane për ndërtesa të mëdha".

Javën tjetër do të prezantohet aplikacioni në lidhje me transparencën e fondeve.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH