Për sjelljen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor në kohën e pandemisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të fliste veç përmes një libri, i cili do ishte “bestseller” siç u shpreh jo vetëm në Shqipëri.
I pyetur veçanërisht për deklaratën e kryetares së KE, Ursula Von der Leyen, se nëse do të mbeten vaksina në BE, do të mund t’ju jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama u shpreh:
“Nuk dua të bëj më shumë komente për këtë, i kam bërë ato që unë mund të bëj në këtë periudhë, nëse do të vijë dita e nëse do kem pasionin për ti shkruar këto gjëra, libri im do jetë patjetër bestseller edhe jashtë Shqipërisë, por sot nuk ka nevojë për të bërë më shumë komente”.