Aktualitet

Shqiptari kapet mat në apartament ndërsa paketonte doza droge

Shkruar nga Liberale
Shqiptari kapet mat në apartament ndërsa paketonte doza droge

Një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar lituanez kanë rënë në prangat e policisë italiane, në dy operacione të ndryshme për tregtim të lëndëve narkotike.

I pari që ra në duart e policisë ishte i riu nga Lituania. Agjentët vunë re hyrje-daljet e tij të dyshimta nga një apartament në rrugën Capri.

Pasi e ndoqën, gjetën 19-vjecarin duke paketuar qeset me drogë. Më pas i sekuestruan 935 gram marijuanë, 23 gram hashash, materiale për doza të paketimit dhe 1600 euro.

Shqiptari u kap nga policia italiane në një tjetër apartmant rrugën Longo, me 870.60 gram hashash, që i kishte përgatitur për shitje.

Në ditët në vijim, të dy do të dalin para prokurorisë ku do të jepet vendimi për shkeljet që kanë kryer.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH