Aktualitet

Shqipëria me administratën publike më 'të varfër' në rajon, pagat më të ultëta se në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria me administratën publike më 'të

Në një kohë kur qeveria ka njoftuar se më 1 prill paga minimale në Shqipëri do të rritet në 40 mijë lekë (të rinj), të dhënat tregojnë se mbeten më pak të paguarit në rajon.

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguarit në rajon, në krahasim me Kosovën.

Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktivitetin “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton të dhënat e fundit.

Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administratës.

Mjekët dhe infermierët mbeten më pak të paguarit në rajon. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 të Gjermani.  Ndonëse janë të pakët në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani.

Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponueshme për këtë nënaktivitet për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi. Por, në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.

Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët dhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH