Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pjesëmarrja në rang kombëtar deri në orën 19:00 ka qenë 41.37%, sipas të dhënave të grumbulluara nga qendrat e votimit në orën e fundit të procesit.
“Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore. 41.37% pjesëmarrja, kjo është mes orës 18:00 dhe orës 19:00. Për pak minuta do të ketë një update, nuk mendoj se do të ketë një ndryshim të madh. Në vlerësimin tonë procesi ka shkuar në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet,” deklaroi Celibashi.
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja deri në 18:00, 41.3%.
3.713.761 qytetarët kishin të drejtën e votës sot në 5225 qendra votimi në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë. Për herë të parë në një palë zgjedhje në Shqipëri votoi edhe diaspora. 246 mijë emigrantë u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në këto zgjedhje, ndërsa mësohet se rreth 200 mijë zarfe me votat e diasporës kanë mbërritur tanimë.
Tashmë kutitë do të çohen nga KQZ-ja për numërimin e votave dhe më vonë do të dalë dhe përgjigja e tyre.