Politikë

Takimi i ngrohtë mes dy ZONJAVE! Emine Erdoğan takohet me Linda Ramën: Biseduam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike!

Shkruar nga Liberale

Takimi i ngrohtë mes dy ZONJAVE! Emine Erdoğan takohet me Linda

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan u takua sot me Linda Rama, bashkëshorten e kryeministrit shqiptar Edi Rama. 

Pasi diskutoi për vlerat e përbashkëta kulturore midis Shqipërisë dhe Turqisë, dy zonjat bënë një tur në vilën 30, ku bashkëshortja e kryeministrit Rama e informoi Emine Erdogan për historinë e saj.

Më pas në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Zonja e Parë ka ndarë mesazhin në lidhje me takimin:

“Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë.

Ne diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve tona. Është besimi ynë i përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen me vizita dypalëshe”.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nisur një vizitë disa orëshe në Tiranë, e cila do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, më e madhja në rajonin e Ballkanit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH