Politikë

25 VITE MË PARË/ Shqipëria: S.O.S për Kosovën, ndërsa Majko i ka kërkuar NATO-s të ndërhyjë

Shkruar nga Liberale

25 VITE MË PARË/ Shqipëria: S.O.S për Kosovën,

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 17 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku 

                                             Shqipëria: S.O.S për Kosovën

Qeveria shqiptare i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mblidhet urgjent, ndërsa Majko i ka kërkuar NATO-s të ndërhyjë

TIRANE - OKB-ja të ndërhyjë sa më shpejt në Kosovë. Kjo është kërkesa e qeverisë shqiptare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, KofiAnan, pas masakrës së ushtrisë dhe policisë serbe në fshatin Recak të Kosovës, ku janë masakruar mbi 40 shqiptarë të pafajshëm, gra, fëmijë dhe pleq. Qeveria shqiptare duke shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar në Kosovë, kërkon një ndërhyrje sa më të shpejtë dhe efektive në terren, me qëllim uljen e tensionit dhe zgjidhjen e krizës. Po dje qeveria shqiptare kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të shqyrtuar gjendjen në Kosovë. Kryeministri Pandeli Majko i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, ku kërkon një shqyrtim urgjent nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, të situatës dhe marrjen e të gjitha masave. Qeveria shqiptare ka autorizuar përfaqësuesit e saj zyrtarë pranë OSBE-së, që të kërkojnë nesër një mbledhje urgjente, në të cilën të kërkojnë implementimin sa më parë të marrëveshjes së verifikimit dhe instalimin e numrit të plotë të vëzhguesve në terren. Në mbledhjen e nesërme ata janë autorizuar të kërkojnë marrjen e masave për verifikimin e paanshëm e objektiv të masakrës së Recakut dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të këtij krimi, si dhe identifikimin konform dispozi tave të Marrëveshjes së Verifikimit të lëvizjeve dhe përqendrimit të trupave ushtarake e policore jugosllavë në terrenin e Kosovës. Ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka informuar dje kryetarin e radhës së OSBE-së Knut Vollebeak për masakrën me të fundit dhe i ka kërkuar një angazhim maksimal organizmit që drejton për krizën në Kosovë. Milo ka komunikuar gjithashtu edhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtarë të grupit të Kontaktit. Në një deklaratë të saj Min- istria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e dënon këtë akt, që e quan "të ri, tipik fashist i skuadroneve të shovinizmit serbornadh". Kjo masakër dëshmon edhe një herë tjetër se regjimi i Beogradit po zhytet përditë e më tepër në batakun e krizës së thellë dhe po kryen krime nga më të përbind- shmet, dhe po eksperimenton ndaj shqiptarëve metoda neofashiste të asgjësimit fashist.

Ministria e Punëve të Jashtme iu drejtua me urgjencë komunitetit ndërkombëtar, institucioneve ndërkombëtare, qeverisë së shteteve të bashkuara të Amerikës dhe atyre të Bashkimit Evropian, për të ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, për të ndaluar këtë fushatë të shfarosjes masive të shqiptarëve të Kosovës, dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij konflikti të përgjakshëm. P.Gj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH