Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid, Spanjë, ku është i ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”.
Kreu i qeverisë sonë do të zhvillojë një takim me Mbretin Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela në orën 10:00. Pas kësaj, Mbreti Felipe VI do të pranojë kryeministrin Rama në një audiencë në orën 10:30.
Gjithashtu gjatë kësaj vizite, pritet të nënshkruhet një marrëveshje historike, sipas së cilës, “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” do të mbahet në Tiranë. Ky kongres, që do të zhvillohet pas dy vitesh, do të sjellë së bashku juristë, gjyqtarë dhe akademikë nga e gjithë bota.