Politikë

Rama takim për herë të dytë me shqiptarët në Milano: Krenar për Shqipërinë!

Shkruar nga Liberale
Rama takim për herë të dytë me shqiptarët në

Kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, do të zhvillojë këtë të diel një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit.

Theksojmë se ky është takimi i dytë që ai bën me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet të Italisë.

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e kaluar kreu i qeverisë ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.

“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, ka shkruar Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH