
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një ligj të posaçëm që ka të bëjë me investimet e qytetarëve në tokën e tyre.
Në një takim me qytetarët në Kuçovë, ai tha se duhet vetëm një dëshmi në Këshillin Bashkiak për të marrë konfirmimin që të nis punën ndërkohë që dokumentet e tjera plotësohen më vonë.
“Kredia me 2% është fantastike me 70% të garancisë kolaterale që juve ju bënë shumë punë dhe këtë e kam mesazh për të gjithë ata që kanë akoma dyshime. Kemi paketën e maleve në dispozicion e kemi kapërcyer me ligj jo me fjalë të gjithë kalvarin e përpjekjes sidomos atyre që janë në emigracion për të investuar në mungesë të letrave të pronësisë si rezultat faktit që në shumë zona që nuk u është pranuar 7501 dhe kanë qëndruar në tokat e të parëve që nga njëra anë e kanë të pamundur që ata të marrim tokat. Kështu që kemi bërë në ligj të posaçëm që cilido që do të invesojë në tokën e vet mund ta bëjë thjesht me një dëshmi të konfirmuar nga Këshilli Bashkiak.
Ne i japim një dorë që qytetari të vazhdojë në investimin e vet pa pasur nevojë që t’i ketë të gjitha dokumentet ndërkohë që do t’i bëjë avash avash me 20/20 duke marrë konfirmimin nga Këshilli Bashkiak që kjo është toka e tij dhe vetëm me atë letër dhe me projektin merr konfirmimin dhe fillon punën”, tha Rama.