Politikë

Rama kërkesë presidentes së KE: Sot dua që konferencën për shtyp ta mbyllësh me një fjali…

Shkruar nga Liberale

Rama kërkesë presidentes së KE: Sot dua që konferencën

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Kam humbur numërimin e herëve kur nuk keni ardhur. Keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli. Sot është një ditë e veçantë, e di shumë mirë para se t’ju dëgjoj, që sot nuk do e përsërisni fjalinë me të cilën kemi mbyllur të gjitha konferencat e përparshme të shtypit. Duam të të fillojmë negociatat me BE. Sot keni ardhur në Shqipëria, pasi është ulur në tryezën për të hapur grup kapitullin e parë.

Duhet ta mbyllni konferencën e shtypit duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jemi shumë të vendosur që t’ja dalim edhe me këtë. Siç e dini, skuadra jonë e negociata ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur. Kjo sfidë shkon duke u bërë më e vështirë se bëhet fjalë për një sërë detyrës. Nuk po e them sa janë mos të tronditet askush që nuk e di procesin, por janë me mijëra”- tha Rama në fjalën e tij.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH