
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kampusin e ri universitar “Poli i Dijes” në Korçë një hapësirë prej 8500 metër katrorë ndërtim për studentë, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit.
“Shumë punë e mirë. Vetëm këto pastrojini tani mos i lini kështu sepse aty dallon BE-ja me Ballkanin tek cepat. Se sipërfaqet janë pak a shumë njësoj po cepat”, u shpreh Rama.
Ky projekt është i lidhur dhe me fermën didaktike prej 36 hektarësh me mollë. Universiteti i Korçës ka filluar disa programe ndërkombëtarizimi edhe me Universitetin e Barit.