Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka përditesuar të dhënat mbi pjesmarrjen në procesin zgjedhor.Deri më tani në oren 11:00 te paradites së sotme,në votime kanë marrë pjesë 16,5% e qytetarëve me të drejtë vote.
Ky nivel përfaqëson një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,ku në të njejtën orë pjesmarrja kishte arritur 20.8%.
Kreu i komisionit Qëndror të gjedhjeve, Ilirijan Celibashi ,Në një deklaratë ka bërë ditur se procesi i votimit ka pasur disa probleme në oret e para të hapjes së qendrave të votimit.Sipas Celibashit ,reth 8%e Qendrave të Votimit janë hapur me vonesë,ndërsa në 5% të tyre nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anetarët e komisioneve.
Janë regjistruar tensione në disa prej qendrave që kanë shkaktuar vonesa në nisjen e votimit.Një tjetë shqetësim është mungesa e asistencës për personat me aftësi të kufizuara ku në 21% të rasteve të verifikuara nuk janë respektuar procedurat e parashikuara nga kodi zgjedhor.