PS udhëheq në rang kombëtar me mbi 236 mijë vota para
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellësisht me numër mandatesh.
Socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është rritur në 52 mandate, pasi ia rimori një deputet Partisë Mundësia të Agron Shehajt.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.