Politikë

Numërimi drejt mbylljes në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu falenderon Lazaratin: 1528 vota për PD-në, 138 mori PS-ja

Shkruar nga Liberale

Numërimi drejt mbylljes në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu

Në qarkun e Gjirokastrës procesi i numërimit është thuajse në përfundim, ku ka mbetur vetëm 1 kuti nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar.

Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 24.457 vota, që përbën 62.23% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) deri tani renditet si forcë e dytë me 11596 vota (29.51%).

Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 3 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 1 deputet. Mandati i vetëm i opozitës shkon për Tritan Shehun, i cili në një status të mbrëmjes së djeshme ka falenderuar Lazaratin, kur sapo u mbyll votimi atje dhe PD korri një fitore bindëse, nga të paktat, në mos e vetmja në të gjitha njesitë e qarkut.

Postimi i Tritan Shehut:

Faleminderit Lazarat!
Lazarati, gjithmonë në anën e demokracisë dhe të vlerave.
Në mbështetje të zhvillimit, lirisë dhe progresit.
- Lazarati votoi me 1528 vota për PD-në dhe opozitën, - përballë 138 votave që mori PS-ja në atë zonë.
Jam i bindur se dhe votat e lazaratasve nga emigracioni i perkasin pothuajse teresisht PD.
Faleminderit, Lazarat!
Një komunitet i mençur, me kapacitete të veçanta intelektuale, njerëzore dhe një dashuri të thellë për atdheun pergjate viteve te historise.
Por edhe një komunitet i vuajtur, i përndjekur e i përsekutuar nga ky regjim.
Qe gjithmone ka drejtuar “fytyren” nga ana e te drejtes dhe dinjitetit.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH