Politikë

Blendi Gonxhe pas humbjes së Artan Lame: Vendi humbi një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike

Shkruar nga Liberale

Blendi Gonxhe pas humbjes së Artan Lame: Vendi humbi një kujdestar

Ministri Blendi Gonxhja, i pranishëm në ceremoninë ku po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, u shpreh se Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit

Ai u shpreh se ngjarja ishte një tragjedie vërtetë për familjen dhe miqtë, ndërsa siguroi se nuk do të mungojë mbështetja për muzeun e koleksionit të tij, një punë që Lame e la në gjysmë me ndarjen e tij nga jeta.

“Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.
Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai. 

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH