Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës me diasporën, këtë herë në Milano të Italisë.
Takimi me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vendin fqinj, do të mbahet nesër, më 26 Maj.
Vetë Rama ka rikujtuar duke postuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën tregon orën 11:00 dhe vendin në të cilën do të mbahet takimi në pallatin e sportit “Busto Arsizio”, Milano.
“Milano, nesër, 11:00, Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama mbajti një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.