Ka nisur numërimi në Pustec.
PS ka marrë te kutia e parë 130 vota, ndërsa PD vetëm 52.
Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë secila nga një votë, ndërsa partia Mundësia e Agron Shehajt ka siguruar 3 vota.
Raportohet se është numëruar kutia nr 3759.
Procesi i votimit në këtë bashki ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident.
Janë numëruar edhe dy kutitë e tjera nga zgjedhjet e 11 majit në bashkinë e vogël të Pustecit, pjesë e Qarkut Korçë.
Nga këto tri kuti udhëheq Partia Socialiste me 409 vota, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të marrë 208 vota.
Kutia e parë/
PS 130
PD 52
Kutia e dytë
PS 150
PD 118
Kutia e tretë
PS 139
PD 38