Politikë

Fushata online kushtoi miliona, deputetët që shpenzuan më tepër para

Shkruar nga Liberale

Fushata online kushtoi miliona, deputetët që shpenzuan më

Ndërsa fushata elektorale ka përfunduar, në total subjekteve politike apo kandidatëve, fushata online u ka kushtuar 167 069 dollarë.

Vendin e parë si partia me shpenzimet më të mëdha për publicitet në platformën Facebook, e mban Partia Demokratike me një total prej 43.873 dollarë.

Agron Shehaj me Partinë Mundësia ka investuar në total 39.014 dollarë për fushatë politike online, ndërsa arriti të siguronte vetëm dy mandate për legjislaturën e shtatorit.

Në top 10-shen e subjekteve politike apo e politikanëve që kanë investuar më shumë për fushatë online, radhiten emra si Grigels Muçollari me 13.811 dollarë, por pavarësisht kësaj nuk arriti të siguronte një vend në parlament, Jorida Tabaku 10.957 dollarë, tashmë deputete e Partisë Demokratike, apo Belind Këlliçi, i cili ka shpenzuar 8.736 dollarë.

Nga radhët e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka shpenzuar 9.278 dollarë për reklamë në rrjetin social facebook, si dhe Pëllumb Seferi me një vlerë prej 9.086 dollarë.

Pavarësisht shpenzimeve për fushatë online, këto vlera duket se nuk janë përkthyer gjithmonë në votë, referuar rezultatit zgjedhor.
Partia Socialiste arriti të sigurojë mandatin e 4-t në pushtet, pa shpenzuar shuma parash në platformat online, grafik i cili dominohet më së shumti nga figura opozitare, si Partia Demokratike.

Fushata online kushtoi miliona, deputetët që shpenzuan më

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH