Politikë

"Qytetarët s' votuan të lirë", Berisha nuk bën kthesë: Nuk kishte proces zgjedhor më 11 maj, por një farsë!

Shkruar nga Liberale

"Qytetarët s' votuan të lirë", Berisha nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediet ka vijuar me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit.

Ai shprehet me bindje të plotë se procesi zgjedhor më 11 maj, ishte një farsë dhe se u shkel kushtetutra e kodi zgjedhor. 

Berisha: Në këto zgjedhje u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit. Ajo që ka ndodhur me 11 Maj, dhe të gjithë periudhën pararendëse, për zgjedhjet e 11 Majit, është një përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit që zgjedhin.

Sipas tij, qytetërët nuk kanë votuar të lirë. Ish-kryeministri tha më tej se janë shkelur jo vetëm Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Zgjedhor, por edhe dokumenti i Kopenhagenit, i cili garanton standardet ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme. Ai theksoi se gara ka qenë fiktive dhe e dominuar nga shteti, në kundërshtim me çdo normë të një sistemi demokratik.

Berisha: Kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i gjithëformshëm, i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin. Ishte i gjithëformshëm nga miklimet, nga influencat gjer tek kërcënimet dhe revolja në ballë. Të pyes çdo qytetar: si u zgjodh Blendi Gonxhja, Sara Mile, si u zgjodhën lista e kandidatëve që mbështeten nga banditët në parlament.

Pra, kemi të bëjmë me sharrimin e këtij parimi themelor që zgjedhjet i dëshmon farsë. Që Shqipëria pati farsë elektorale, të cilën njerëzit e lirë kurrë nuk mund ta pranojnë.

Në këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër ndër më themelorët i një sistemi demokratik. Parimi kusht që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak.

Dhe kjo ndodhi në mijëra e mijëra raste. Çfarë thotë pika 5, fraksion 4? Zotohen për një ndarje të qartë të shtetit dhe partive politike. Në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin.

Ja pra çfarë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta. Që në momentin kur ti garon me një parti shtet, ato nuk janë zgjedhje por janë farsë elektorale. Merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka.

Gara është fiktive për arsye se ti ke në fushë në ndeshje një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, që ka një logjistikë të pafundme, që ka të gjitha mjetet e dhunës dhe një apo disa forca politike pa asnjë lloj mjeti mbrojtës ndaj këtij shteti barbar në raport me zgjedhjet.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH