Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

Shkruar nga Liberale

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kandidoi në listat e hapura të Tiranës, nga burgu ku qëndron i izoluar, ka firmosur dokumentin ku kërkon të verfikohet dhe analizohet retultati i Tiranës.

Partia e Lirisë garoi si pjesë e koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, ku në total, koalicioni mori 50 mandate. Nga Partia e Lirisë morën mandat deputeti Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, të cilët kandiduan në listë të mbyllur në Tiranë, Edmond Haxhinasto i cili garoi në listë të mbyllur Elbasan dhe Brunila Haxhija e cila kandidoi po në listë të mbyllur në Fier.

"Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit" - theksoi Meta. 

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta, i cili kandidoi në listë të hapur në Tiranë, nuk mundi të merrte mjaftueshëm vota, duke mbetur kështu jashtë Parlamentit. Meta ndodhet në arrest me burg, pasi u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.
Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH