Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh falenderues shqiptarëve nëpër botë, pasi PS ka marrë 61% të votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Kreu i qeverisë ka falenderuar shqiptarët nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës e botës “që iu bashkuan trenit të fitores”.
“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.