Politikë

Zegjine Çaushi falenderon Bardhon që “i dhuroi” mandatin, ‘sulmon’ sërish Bardhin: Gazo je i dështuar!

Shkruar nga Liberale

Zegjine Çaushi falenderon Bardhon që “i dhuroi”

Zegjine Çaushi falenderoi publikisht Maldrita Bardhon, e cila i mori mandatin e deputetes pas përfundimit të procesit të rinumërimit në qarkun e Fierit, por vendosi që mos ta pranonte, duke i hapur kështu rrugën Çaushit për në Kuvend.

Duke e quajtur fisnike dhe model Maldrita Bardhon, Zegjineja shprehet e bindur për punën që do të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme në Kuvend.

Gjithashtu një “përshëndetje” e ka edhe për Gazment Bardhin, të cilin e quan politikan të dështuar.

Reagimi i Zegjine Çaushit:

Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të lindur dhe të rritur larg qendrave urbane, por me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.

Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, hileqar dhe vulgar. Politikani i vetëm që të parët që nuk të honepsin dot janë kolegët e tu dhe të gjitë demokratët. Iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH