Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë sot një moment personal e familjar, duke uruar publikisht bashkëshorten Liri Berisha për ditëlindjen, por edhe për 54-vjetorin e martesës së tyre.
Në një postim në Instagram, Berisha ka zgjedhur të publikojë një foto të vjetër nga rinia e tyre, duke e cilësuar 5 korrikun si ditën e dy festave të mëdha në jetën e familjes së tij.
“Sot është ditëlindja e Lilit, që çdo vit është kryeditëlindja në familjen tonë. Por sot kemi edhe ditëlindjen e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar,” shkruan ai.
Berisha i ka dedikuar fjalë mirënjohjeje dhe dashurie bashkëshortes, duke e quajtur “një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë”, falë dashurisë, përkushtimit dhe sakrificave të saj ndër vite.
Postimi i Berishës:
“Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!”
Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e femijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!