Pyetjes së sondazhit të javës, nga “Liberale.al”, -“Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?”, pjesa dërrmuese e qytetarëve mendojnë se qeveria shqiptare nuk po e inkurajon mjaftueshëm.
Sipas rezultateve 29% e të anketuarve janë shprehur “shumë”, duke besuar se qeveria po e inkurajon ndjeshëm meritokracinë në vend.
Megjithatë, pjesa më e madhe e publikut është skeptike, pasi 45% janë përgjigjur “aspak”, ndërsa 27% janë shprehur “pak”.