Politikë

Evi Kokalari për ‘moslargimin e Berishës’ pas humbjes: Të jetë njeriu kaq i trashë

Shkruar nga Liberale

Evi Kokalari për ‘moslargimin e Berishës’ pas humbjes:

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11 maj ka përjashtuar mundësinë e largimit si kryetar i PD-së, ka reaguar ashpër.

Kokalari, dikur një mbështetëse e fortë e Berishës, veçanërisht gjatë foltoreve, është kthyer në një nga kritiket e forta të kreut demokrat. 

Ajo fajëson Berishën për rezultatin e 11 majit dhe ka kërkuar largimin e tij nga skena politike.

“Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën.

Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara.

Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psiqik të mendosh ndryshe”, shkruan Kokalari.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH