Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin Prill 2025 është 2,6 %, krahasuar me 2.3 që ishte një muaj më parë.
Ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian për muajin prill është 2.3
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,2 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, etj.
Në muajin Prill 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,1 %.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 % secili, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,1 %.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 % dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %.