Ekonomi

Projekti Milot - Thumanë drejt nisjes së punimeve, shpejtësia e lejuar deri në 140km/ orë

Shkruar nga Liberale

Projekti Milot - Thumanë drejt nisjes së punimeve, shpejtësia e

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen e punimeve, teksa së fundi ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me lejen mjedisore përkatëse. Sipas të dhënave nga AKM, shoqërisë i është kërkuar të hartojë Raportin e thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe ta paraqesë së bashku me dëgjesën me publikun, që është një parakusht sipas legjislacionit në fuqi.

Segmenti rrugor fillon në Milot dhe lidhet me seksionin tjetër Thumanë – Kashar. Si gjurmë e projektit do të shërbejë rruga ekzistuese e ndërtuar në vitet 2008 - 2010, por në zonat ku do të kryhen ndërhyrjet siç janë shkëmbimet dhe rrugët dytësore lidhëse, korridori i projektit do të zgjerohet dhe shtohet. Qëllimi kryesor është rehabilitimi i rrugës ekzistuese dhe konvertimi në një autostradë të Kategorisë A1. Gjatësia totale e rrugës ku do ndërhyhet është rreth 12.5 km, ndërsa shpejtësia e projektuar është 90 - 140 km/orë, por me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/orë, si shpejtësi e lejuar maksimale.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një rruge alternative, që do të shërbeje si rrugë opsionale pa pagesë për komunitetin. Gjatësia e rrugës alternative do të jetë 13.8 km, ndërsa do të jetë e kategorisë C3. Kjo rrugë do të fillojë në nyjen e Laçit dhe do përfundojë në nyjen lidhëse midis Thumanës dhe rrugës Fushë Krujë – Thumanë.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH