Ekonomi

Turizmi në Shqipëri sërish me shifra rekord këtë vit

Shkruar nga Liberale

Turizmi në Shqipëri sërish me shifra rekord këtë vit

Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin prill 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 14.7%, duke e çuar në  rreth 213 mijë numrin e  vendasve, ashtu edhe të huajve që kanë vizituar vendin. Vizitorët rezidentë u rritën me 17.2%, ndërsa ata të huaj me 23%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 21.3%.

Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet e akomodime të ngjashme ku ka një rritje prej 15.5%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve.

Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 16 % të vizitorëve. Pas Italisë, renditen Kosova me 14%, Gjermania me 8%, si dhe Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 7% dhe 6% të turistëve në këtë periudhë.

Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 49% të totalit të turistëve të huaj. INSTAT njofton gjithashtu se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22.4 %, duke shënuar një rritje të lehtë nga 22.1% në prill 2024.

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH