Bumi turistik dhe ndërtimi, siç pritej, kanë dhënë efekte pozitive si në punësim ashtu edhe te pagat. Indeksi i punësimit në muajt e parë të vitit 2025 shënoi rritje 8,8 % në Hoteleri dhe 6.6 në ndërtim, rritja më e lartë mes të gjithë sektorëve.
E njëjta gjë është reflektuar edhe në rritjen e pagave; 26 %, më e larta nga të gjithë sektorët e vendit tonë nga ku disponohen të dhënat.
INSTAT publikon statistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve për Tremujorin e Parë 2025, duke përfshirë për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse.
Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
• Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,8 %;
• Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,6 %;
• Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %;
• Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,9 %;
• Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 2,1 %;
• Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 11,3 %;
• Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
• Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 1,0 %;
• Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 7,4 %;
• Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
• Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 14,3 %.
Indeksi i punësimit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
• Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,4 %;
• Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,4 %;
• Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 8,8 %;
• Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,6 %;
• Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
• Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 6,6 %;
• Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
• Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,0 %;
• Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,9 %;
• Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,3 %;
• Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0 %.
Indeksi i pagave në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:
• Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 22,1 %;
• Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 14,9 %;
• Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
• Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 12,4 %;
• Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,3 %;
• Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
• Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 10,6 %;
• Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 9,8 %;
• Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 13,8 %;
• Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 2,5 %;
• Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 7,1 %.