Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024. Kjo e dhënë është e Institutit të Statistikave.
Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:
• Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;
• Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona. Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.
Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë,
krahasuar me një vit më parë me 0,2 %. Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %).
Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht.
Bazuar në Censin që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023, nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultonin 2.402.113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë dy vite më parë popullisa ishte tkurrrur me 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%.
Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë çka do të thotë se emigrantët punojnë kryesisht në vende të tjera dhe investojnë për prona në Shqipëri.