Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social facebook e quajti sukses përmbylljen e Eurobondit të 7-të me një periudhë maturimi 10-vjeçar. Kryeministri e quajti një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe renditi tre arsyet pse emëtimi është i suksesshëm.
“Sapo u mbyll me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar. Sapo morëm dritën jeshile, që do të thotë se ky ishte emëtimi më i suskseshëm ndonjëherë për sa i përket tre gjërave: Interesit të investitorëve të huaj, ofruan 4.3 herë më shumë sesa nevoja jonë, edhe oferta gjatë ditës arriti në 5.7 herë më shumë sesa nevoja jonë, gjë që bëri të ulet norma e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim është më i larti i regjistruar ndonjëherë në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore që nga tetori 2024.
Së dyti numri më i lartë i investitorëve, me 159 të tillë të interesuar.
Së treti, normë interesi më e ulët për Shqipërinë më shumë sesa për vendet si Serbia, Rumania. Nuk është vetëm sigurimi i likuiditetit me kushte shumë të mira financiare, por tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë, dhe në thelb, Shqipërisë po i besojnë në të gjitha drejtimet, politike, ekonomike e financiare”, tha kryeministri Rama.