Ish-presidenti Bamir Topi foli në lidhje me situatën politike në vend për News24.
Ai u shpreh se arrestimi ish-presidentit Ilir Meta nuk ishte një arrestim dinjitoz, ndërsa mënyra e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, duhej sqaruar sipas tij në një komision parlamentar, qoftë me dyer të hapura ose jo.
“Më shumë lajmë po prodhon SPAK se politika sepse lënda e parë e SPAK është politika. Prokuroria e Posaçme është një institucion i ri. SPAK duhet të konsiderohet përtej pozicionit kushtetues, si një institucion shkencor, sepse përgjegjësia për të vërtetën vjen nga ata që hetojnë.
Arrestimi i Metës, një urdhër që vjen nga gjykata është i domosdoshëm që të ekzekutohet, mënyra e ekzekutimit pastaj, për mua nuk ishte dinjitoze.
Politika ka të gjitha instrumentat, mund të kërkohej edhe një transaprencë. Është e rëndësishme në një vend ligjor të ketë transparencë, pra të kërkohej në komisione për të parë mënyrën se si është bërë arrestimi.
Në momentin kur një problem kaq i fortë del përtej institucioneve dhe i lihet vend intepretimit politik, mos prit që politika të ketë një version. Ndaj brenda një komisioni duhej kërkuar transparencë ndaj këtij momenti. Jam i bindur që efektivët kanë pasur kamera, duhet transparencë”, u shpreh ai.