Ish-Presidenti Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokatët e Metës dorëzuan sot ankimimin pranë Apelit të Posaçëm, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tyre. Sipas mbrojtjes, vendimi i GJKKO-së është i pabazuar dhe i motivuar politikisht.
Ilir Meta po hetohet nga SPAK për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ai i ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat, duke i konsideruar si pjesë e një sulmi politik ndaj tij dhe Lëvizjes për Ndryshim, partisë që ai drejton.
Apeli i Posaçëm pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim, ndërsa çështja ndaj Metës mbetet një nga më të bujshmet në sistemin e drejtësisë së re në vend.