Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit, ka bërë një urim në rrjetet sociale për pavarësinë e Kosovës.
Veliaj ka injoruar autoritetet e Kosovës, nga homologu i tij i Prishtinës, Përparim Rama, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por jo vetë, edhe ata të opozitës, duke preferuar në vendin e tyre, Hashim Thaçin.
“Urime 17 vjetorin e Pavarësisë Kosovë!” - ka shkruar Veliaj krahas fotove, ndërsa ka zgjedhur të ndajë urimin me një foto nga takimi i hershëm me ish-presidentin Hashim Thaçi. Kujtojmë se Thaçi aktualisht ndodhet i burgosur në Hagë. I ndjeri Adem Demaçi është një tjetër politikan i përzgjedhur nga Veliaj në urimin e pavarësisë.
Ndërkohë Veliaj ka ndarë edhe disa foto me emra të njohur të muzikës, si e ndjera Nexhmije Pagarusha, dhe dyshja e famshme botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora.
“Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!”, shkruan nga qelia kryebashkiaku Erion Veliaj.