Politikë

FOTO E DITËS: Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni, mbjell 2 pemë miqësie

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve, u takua më komunitetin shqiptar që jeton në qytetin Łódź.

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e forcimit dhe bashkëpunimit me Poloninë, me të cilën Shqipëria ka një miqësi historike.

Teksa vlerësoi kontributin e shqiptarëve në vendin ku jetojnë, Begaj i përgëzoi ata për arritjet individuale me të cilat Shqipëria krenohet.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh)  është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë.”

Presidenti Begaj ndoqi dhe një koncert artistik me këngë shqiptare dhe polake, ndërsa e mbylli vizitën duke mbjellë 2  pemë miqësie, dy simbol të burrërisë dhe fuqisë në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Jan Sobieskit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH